34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ky është Fatbardh Doda që u arrestua në Spanjë , ja çfarë ndodhi një vit më parë në Shqipëri

Fatbardh Doda i njohur ndryshe si Fatbardh Dervishi ndodhet i burgosur në Spanjë që prej muajit gusht. Ai cilësohet si kreu i një bande që merrej rrjet kriminal, por aktivitet kryesor kishin trafikun e drogës. Sipas mediave në Spanjë, Doda ndryshonte vazhdimisht pamjen dhe qarkullonte me identitete të ndryshme false për të shmangur zbulimin.

Agjentët nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar në Costa del Sol (Udyco) ishin në ndjekje të hapave të tij prej javësh ndërsa në fund vendosën të vepronin për ta vënë në pranga. Sapo doli nga ndërtesa ku jetonte ato ditë në fund të gushtit, hipi në makinë dhe u nis. Gjatë rrugës policia vendosi të ndërhynte për ta vënë në pranga.
Ai akuzohet si anëtar i një grupi kriminal dhe për një sërë veprash si armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh, vjedhje automjetesh. Në shtëpinë e tij, u gjet një automatik dhe dy karikatorë me kapacitet përkatësisht 16 dhe 32 gëzhoja.

Doda bashkë me anëtarët e grupit maskoheshin me uniforma policie dhe kryenin grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge teksa ishin të armatosur. Ata përdorën GPS që supozohej se i kishin instaluar në automjetet e trafikantëve të drogës që donin të grabisnin për të zbuluar rrugët për në shtëpitë e tyre apo ndërtesat që mund të shërbenin si magazina droge. Ndërkohë akuzohet edhe për një plagosje me armë në Shqipëri më 3 janar të një viti më parë. Ai plagosi të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Në dëshminë e saj në polici, e dashura u shpreh se ishte i pirë dhe e bëri pa dashje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...