6.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Presidenti Begaj Begaj, priti sot Kreun e ri të Pranisë së OSBE-së në Tiranë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kreun e ri të Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis.

Kreu i shtetit me një shënim në “Facebook” thotë se ka vlerësuar rolin e organizatës në fjalë për punë dhe fokusin që ajo ka treguar për Shqipërinë.

Begaj apelon që partitë politike duhet të dëshmojnë vullnet të pastër për të respektuar ligjin dhe konkurrencën e ndershme në zgjedhje, si një hap kyç për ta çuar vendin përpara në rrugën e anëtarësimit.

Postimi i Presidentit Begaj:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.

Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkurruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT