33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Vuçiç po vepron si Putin”, analisti amerikan kapet me presidentin e Serbisë për situaten me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar ashpër me fyerje analistin amerikan, Edward Joseph, i cili ka mbajtur disa qëndrime shumë të forta kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

Jo vetëm kaq, por Joseph ka deklaruar disa herë se Vuçiçi po vepron njësoj si presidenti rus, Vladimir Putin. Joseph tha se qetësia në Kosovë do të zgjasë derisa Vuçiçi të vendosë se i duhet një krizë e re. Sipas tij, presidenti serb po manipulon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Gjatë një interviste në televizionin Prva, Aleksandar Vuçiç tha se Edward Joseph, pedagog në universitetin ‘Johns Hopkins’ dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – është një “bot shqiptar”.

Duke e quajtur “bastard”, Vuçiç po ashtu deklaroi për televizionin serb se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”.

Presidenti serb nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.

Pas akuzave të Vuçiçit, Joseph shkroi në Twitter se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.

“Aleksandër Vuçiç nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph. Ai shtoi se duke e ofenduar dhe sulmuar personalisht atë, Vuçiç tregoi edhe një herë karakterin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...