19.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

“Nuk rri dot më këtu”/ Kërkoi papritur largimin nga shtëpia, reperi më pas ndryshon mendje

Stresi i ka habitur të gjithë mbrëmjen e djeshme ku ka kërkuar papritur të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”. Reperi insistonte në largimin e tij aq sa nisi duke shkelmuar dhe dyert e shtëpisë.

E gjitha nisi pas një sfide nga “Vëllai i Madh” ku ai dhe Xhuli ishin të lidhur me njëri- tjetrin me pranga dhe për një moment Stresi ka humbur durimin duke i hequr ato dhe duke këkruar menjëherë largimin, ku nisi të përgatiste dhe valixhet.

“E kam me veten, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. Më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”,- u shpreh i tensionuar Stresi duke i shqetësuar banorët e tjerë.

Por më vonë, reperi është qetësuar dhe vendosi të qëndrojë. Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë, Stresi u shpreh se e gjitha ishte një gjendje e rënduar emocionale.

“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar”,- tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...