Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i banesës së tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Farkë të Vogël në Tiranë.
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.