Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një deklarate për mediat zhvilluar ditën e sotme, është ndalur në një analizë të situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, duke iu referuar edhe raportit të FMN.
Meta tha se viti 2023 do të vijë me ngadalësim të ekonomisë, ndërsa theksoi se ndër problemet kryesore mbeten rritja e çmimeve dhe inflacioni.
“Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë.
Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.
Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit.