27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ja kush është 33-vjeçari shqiptar i arrestuar në Madrid, i dyshuar për vepra të rënda kriminale

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin në Spanjë të një shqiptari që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet e ditur se si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit “Madrid“, policia spanjolle arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë një 33-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Hektor Ndoka, 33 vjeç, lindur në Lezhë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Ndoka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mataro”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, nga strukturat e DVP Lezhë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 3 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të përgatitura gati për shpërthim, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions” me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock” me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcjellës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet, si dhe rreth 90 000 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Pritet që në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, të bëhet ekstradimi i Hektar Ndokës.

Kujtojmë se autoritetet spanjolle njoftuan më herët gjatë së enjtes se kishin arrestuar dy shqiptarë të cilët, sipas tyre, janë anëtarë të një organizate kriminale dhe që ishin larguar nga Shqipëria pasi tentuan të vrisnin anëtarë të një bande rivale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...