13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

“Karma is a b*tch”, Berisha komenton deklaratat e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në forumin në Davos ku mori pjesë, “mbrojti Rozetën e tij”, duke iu referuar këshilltares së kryeministrit Alda Klosit, në banesën e të cilës pastruesja ka grabitur mbi 500 mijë euro.

Berisha: Së dyti, ky bën avokatinë e Putinit. Pse? Ana më pozitive, më kryesore e këtij konflikti është se Gjermania federale është shkëputur përfundimisht nga gazi rus.

Gjermania sot nuk merr asnjë metër kub gaz rus. Rezerva e saj është 100 përqind nevojat e saj. Dhe ia la dopio gjashtën në dorë Rusisë. Këtë gaz e mori nga vende të tjera, por asnjë në luftë. Por jo nga agresorët.

Kjo është avokati ndaj Putinit. Kjo është një analizë e një vasali. Ia dhanë ta lexonte aty. Se ky nuk merr vesh nga gazi. E lexoi në Davos. Duke nxirë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Për të mos thënë shprehjet që përdori në prani të kryeparlamentares së BE. Ku krahasoi një parlamentare të llojit të Alqi Bllakos, për të shfajësuar Rozetën.

Pra, për t’u mbrojtur për Rozetën e tij në Davos, u fut te karma, pa e fitur se çfarë është karma. Pa e ditur, se nuk ka konceptin kauzë-efekt.

Mjafton të përdorë një shprehje për t’i bërë qejfin një kategorie të caktuar dhe për të mbrojtur Rozetën e tij.

Nuk shkoi për shqiptarët, shkoi për të folur për Rozetën e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...