16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Alphabet, kompania amë e Google-it shkurton 12 mijë vende pune/ “Jeni të lirë që të punoni nga shtëpia sot”

Alphabet, kompania amë e gjigantit Google, do të shkurtojë 12.000 vende të punës.

Shefi i kompanisë, Sundar Pichai, ka thënë në një email të brendshëm se ai merr “përgjegjësi të plotë” për shkurtimin e vendeve të punës.

Ky vendim do të prekë 6 për qind të fuqisë punëtore të kompanisë Alphabet, dhe kryesisht ekipet e angazhuara në rekrutim dhe inxhinieri.

Ky lajm vjen pasi Microsoft ka bërë të ditur se do të shkurtojë 10.000 vende të punës.
Amazon ka bërë njoftim të ngjashëm ditë më parë – do të ketë 18.000 vende të punës më pak.

Pichai ka falënderuar stafin “për punën e madhe” në rolet e tyre, dhe ka shtuar se kontributet e tyre do të jenë shumë të çmueshme.

“Teksa ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë, ne do të mbështesim punëtorët që janë në kërkim e sipër të mundësive të reja”.

“Deri atëherë, ju lutem kujdesuni për veten teksa pranoni këtë lajm të vështirë. Nëse po e nisni punën tani, jeni të lirë që të punoni nga shtëpia sot”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...