16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Berisha për ambasadoren amerikane: Nuk komentoj dikë që ka dëmtuar reputacionin e vendit të saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e cila tha se PD nuk duhet të zvarritet.

Berisha nuk ka ndalur akuzat për ambasadoren për të cilën thot se është e lidhur me mafien e George Sorosit dhe nuk cënon vetëm Shqipërinë dhe shqipëtarët por vë në rrezik dhe demokracinë amerikane.

Berisha: Asgjë nuk pengoi demokratët që të zgjedhin udhëheqësin e tyre, asgjë nuk mashtroi dot demokratët, asnjë kërcënim nga askush nuk i bindi ata që të tërhiqen nga rruga e rithemelimit të një opozite të vërtetë.

Demokratët, e them me siguri të plotë, janë dhe mbeten njerëz të idealeve pro perëndimore, pro amerikane. Ata nuk mund të shantazhohen nga persona që janë me formula staliniste të Enver Hoxhës, aq më tepër nga persona që kanë rënduar reputacionin e vendit të tyre tek shqiptarët.

Me këtë rast demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë por ka dhe ajo problemin e saj me mafien e George Sorosit që nuk njeh parime dhe vlera, nuk njeh as parime amerikane . Kjo mafie është rrezik jo vetëm për shqipërinë por edhe për demokracinë amerikane.

Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri i cili ka dëmtuar me qëllimin e saj reputacionin e vendit të saj në Shqipëri, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet “Woke Coulture”, kultura që neverisin më shumë shqiptarët se çdo popull tjetër se kanë vuajtur prej saj më shumë se çdo popull tjetër. Falsifikim dhe mashtrim i historisë.

Shqiptarët e kapin në ajër tentativën e falsifikimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...