21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Nuk e kisha menduar që ai ishte kaq i dashuruar me ty”/ Olta dhe Kiara sqarohen me njëra-tjetrën

Olta Gixhari dhe Kiara Tito nuk kanë më marrëdhënien që kishin në fillim të realityshow-t dhe duket se gjithçka filloi të ndryshojë kur Kiara nisi të afrohet me Luizin.

Dy vajzat që fillimisht u dukën shoqe, filluan mosmarrëveshjet e pakënaqësitë me njëra-tjetrën. Teksa Kiara e sheh si mungesë totale interesi të Oltës për të patur marrëdhënie shoqërore, Olta justifikohet se mes tyre është futur Luizi.

Sot, dy vajzat janë përballur me njëra-tjetrën dhe Kiara i tregoi edhe njëherë se nuk e bëri të ndihet mirë fakti që Olta nuk u interesua aspak kur Kiara ra përtokë nga dhimbja muskulare. Aktorja iu përgjigj se ai që e kishte “detyruar” të largohej ishte Luizi, që nuk e linte të afrohej me Kiarën për “të mos i prishur mendjen kundër tij”, siç tha Olta.

“Nuk e kuptova që atë do ta godiste kaq shumë sepse unë nuk e kisha menduar që ai ishte kaq brenda me ty. Ai është brenda kokë e këmbë me ty, është i errësuar. Në momentin që e kuptova që ai është errësuar me ty, unë jam tërhequr totalisht. Kam bërë 10 hapa pas me ty, sepse unë vij afër teje, atë e kam këtu me ecejake që më sheh.

Luizi nuk ka ndikim fare në shoqërinë time dhe në lojën time. Tek ty ka ndikim, ndikimi i parë jam unë. Ne të dyja s’kemi asnjë arsye për t’u zënë dhe jemi zënë. Luizi ia ka dalë.”

“Dy herë mendoj se ti s’ke patur të drejtë dhe nuk kam folur. Miqësia kjo është, ta shohësh tjetrin afatgjatë, çfarë të pëlqen, çfarë s’të pëlqen. Unë nuk po them që ke shpirt të keq apo je “e keqe e domosdoshme”. S’më kanë pëlqyer injorimet edhe kur s’ka qenë Luizi fare prezent. Kam nisur të them diçka, ti nuk ta vë re. S’je ti aty. Ti mendon vetëm për veten tënde këtu. Unë s’të besoj që më ke xhan mua. Nuk dua të përpiqesh të ma mbushësh mendjen.”- iu kthye Kiara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...