34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shpyllëzohen pyjet e Amazonës në Brazil, një zonë me madhësi të barabartë me 3 000 fusha futbolli

Një zonë me madhësi të barabartë me 3 000 fusha futbolli në ditë në pyjet e Amazonës në Brazil është shpyllëzuar vitin e kaluar, njoftoi Instituti i Amazonës për Njerëzit dhe Mjedisin.

Instituti, i cili merret me hulumtime dhe ruajtjen e pyjeve të Amazonës, tha në një deklaratë se shpyllëzimi në Amazonë është rritur edhe më shumë në vitin 2022.

Në deklaratë theksohet se vitin e kaluar janë prerë dhe shkatërruar pemë afërsisht sa 3 mijë fusha futbolli në ditë.

Në deklaratë thuhet se në dhjetor 2022 u shkatërruan 287 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore, që korrespondon me 105 për qind më shumë sipërfaqe se në dhjetor 2021.

Ndryshe, pyjet e Amazonës, të cilësuara si “Mushkëritë e Tokës” me oksigjenin që i siguron tokës, parandalon çlirimin e më shumë se 1 miliard tonë karboni atmosferik në vit.

Amazona është gjithashtu shtëpia e 10 për qind të specieve të kafshëve dhe bimëve në botë dhe më shumë se 400 fiseve indigjene që jetojnë në tetë vende të ndryshme të Amerikës së Jugut.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...