8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sekreti i rënies nga pesha qëndron te koha kur konsumoni mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e rëndësishme, thonë ekspertët. Një studim i publikuar në revistën Nutritional Science, këshillon se ushqyerja në bazë të kohës mund t’ju vijë në ndihmë për të humbur kilogramët e tepërt.

Ushqyerja në bazë të orareve

Kjo metodë ka të bëjë me konsumin e ushqimit në orare të caktuara gjatë ditës. Në studimin e lartpërmendur, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë konsumonte mëngjesin 60-90 minuta më vonë se zakonisht dhe darkën 60-90 minuta më herët. Grupi i dytë iu përmbajt rutinës së përditshme të ushqyerjes. Në fund të studimit, ekspertët zbuluan se grupi i parë kishte humbur më tepër kilogramë dhe kishte reduktuar sasinë ditore të kalorive. Për më tepër, ky grup kishte reduktuar edhe faktorët e rrezikut të shëndetit, siç është kolesteroli i lartë. Falë këtyre rezultateve, ekspertët thanë se ushqyerja e kufizuar në bazë të kohës ishte shumë efikase në humbjen e masës dhjamore.

A duhet të jetë fleksibël ushqyerja?

Pjesëmarrësit në studim e patën të vështirë t’u përmbaheshin orareve kufizuese të ushqyerjes. Këto orare herë pas here ndërhynin me angazhimet e ndryshme shoqërore dhe familjare. Megjithatë, 43% e tyre thanë se do të vazhdonin me këtë regjim nëse oraret do të ishin më fleksibël. Gjithsesi AgroWeb.org ju këshillon që nëse do të nisni këtë regjim bëjeni gradualisht. Nisni të largoni pak e nga pak orarin e mëngjesit dhe të afroni nga pak orarin e darkës derisa të arrini ta afroni me 60-90 minuta. Një qasje më e lehtë është kombinimi i regjimit me orare të kufizuara me regjimin e kufizimit të ushqimit. Ky i fundit mund të aplikohet në mënyra të ndryshme.

Disa të tjerë thonë se njeriu mund të zgjedhë të kufizojë sasitë e kalorive për 500-600 kalori për dy herë në javë. Një metodë tjetër është mosngrënia për 16 orë në ditë.

Por le të kthehemi tek ushqyerja me orare të kufizuara.

Sipas ekspertëve, kjo teknikë mund të reduktojë masën dhjamore, kolesterolin dhe glukozën në gjak Njerëzit që i përmbahen këtij regjimi ndihen më pak të uritur dhe hanë më pak. Regjime të tilla, luftojnë obezitetin dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...