34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestimi i zyrtarit të lartë i FBI, reagon Tritan Shehu: “Rama ka aktivizuar zhurmuesin Alibeaj për të zbehur skandalin McGonigal”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI,  Charles McGonigal dhe bashkëpunimin e tij me një oligark rus dhe lidhjen me Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se Alibeaj, të cilin e ka cilësuar si “krye ‘Enuku’ i Zi i kryeministrit Edi Rama” është duke larguar vëmendjen nga skandali Mcgonigal, teksa ka shtuar se ai është duke këmbëngulur për përjashtimin e deputetëve të PD nga grupi.

Këtë veprim Shehu e ka quajtur si “shërbim ndaj padronit Rama”, dhe tentativë për të devijuar debatin në Kuvend dhe për të hequr vëmendjen nga kjo aferë

Postimi i plotë i Tritan Shehu-t:

Krye “Eunuku” i Zi i Rames aktivizohet te largoje vemendjen nga skandali McGonigal!

Ne kulmin e skandalit te Rames per ceshtjen e McGonigal, edepsezi Alibeja kembengul qe, qe ne fillim te seances plenare te te ejtes, te komunikohet “perjashtimi” i deputeteve te PD nga “grupi”!

Nje sherbim ky ndaj patronit Rama!

Nje tentative kjo per te devijuar qe ne fillim debatin ne Kuvend, per te hequr vemendjen ndaj asaj afere, qe e ka vendosur Ramen ne “banken e te akuzuarit”!

Dhe jo per pak gje, por per lidhje me nje agjent rus!

Kur Rama vete deklaron se do te heshte….

Ne fakt ai aktivizon “zhurmuesin” Alibeja, per te zbehur ate skandal!

Per te coroditur grupin parlamentar te PD, per ta percare ate, duke e futur ne nje debat te brendeshem.

Dhe ky eshte roli, qe i ka caktuar atij Sulltani; edhe ne keto dite te veshtira e plot me lajme nga ShBA.

Ate te percaresit profesionist, te perdorshem si “gjethe e fikut” per “hallatet”!

Turp mbi turp ky!

Por që në realitet eshte “mision i pamundur”, qoftë per Sulltanin, qofte dhe per krye Eunukun e tij te Zi!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...