26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë”/ Vuçiç: “Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë”

“Shteti i Serbisë dhe interesat e saj gjithmonë duhet të jenë para atyre partiake dhe individuale. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, thotë përmes një video në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai akoma e cilëson Kosovën si pjesë e Serbisë.
“Të nderuar qytetarë të Serbisë, para dy ditësh thash të vërtetën për të gjitha problemet, me të cilat po ballafaqohemi në lidhje me Kosovën, nuk ju fsheha asgjë, po ashtu ju thashë si dhe sa kemi luftuar dhe si kemi ndërmend të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, tha Vuçiç.

Presidenti theksoi se u ka ofruar të gjithë aktorëve politikë në vendin tonë që t’i njohin me presionet dhe gjithçka që po përballet Serbia, shkruan Kosovo-Online.

“Thanë që nuk duan të flasin ose të paktën një pjesë e mirë e tyre, por duan një protestë publike, një shfaqje për veprimin e tyre politik, më vjen keq që nuk e kuptuan se vendi është më shumë i rëndësishëm se interesat politike të çdo partie dhe të cilitdo prej nesh, gjithsesi është obligim që ta respektoj parlamentin dhe t’i plotësoj të gjitha kërkesat, do të paraqitem në Kuvendin Kombëtar, do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë. Vetëm së bashku dhe të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, shkroi presidenti serb.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...