30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së guroreve pa dokumentacion, arrestohet 34-vjeçari në Krujë

Policia ka finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Mjedisi” kundër përdorimit dhe shfrytëzimit të guroreve. Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Krujë. Ai është administrator i një guroreje që ushtronte aktivitetin e nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve interte dhe gurore pa asnjë dokumentacion.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Mjedisi”, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në drejtim të përdorimit dhe shfrytëzimit të guroreve, shkak për ndotje të mjedisit dhe për shpërdorim të tokës.

Arrestohet në flagrancë administratori i një guroreje, pasi ushtronte aktivitetin e nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore, pa asnjë dokumentacion. Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në territor, është arrestuar në flagrancë administratori i një guroreje që nuk dispononte asnjë dokument, si dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, administratorë të 6 guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, mbështetur dhe nga FNSH Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve gurore që ushtrojnë këtë veprimtari, në kundërshtim me ligjin, duke ndotur ajrin dhe duke shpërdoruar tokën, kanë organizuar dhe zhvilluar fazën e tretë të operacionit policior të koduar “Mjedisi”.

Në kuadër të fazës së tretë të operacionit, në datën 26.01.2023, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin gurore që ai administronte, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte e gurore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“, “Transportimi i mbetjeve toksike” dhe “Prerja e drurëve dekoratovë e frutorë”.

Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...