30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë, shprehet autori i krimit të dyfishtë në Gramsh

Xhevat Sinani, autori i vrasjes së dyfishtë nuk mban mend asgjë nga masakra që ndodhi një ditë më parë. Teksa u pyet nga oficeri për atë që ndodhi, 80-vjeçari deklaroi i qetë që i kishin vdekur të afërmit, mirëpo mohoi të dinte se ç’kishte ndodhur më tej.

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. Si kam vrarë.”, mësohet të ketë thënë i moshuari.

Sinani vrau gruan e tij, Zegjine Sinanin, 72 vjeçe brenda banesës dhe më pas vëllanë e tij, Shaqir Sinani, 72 vjeç. Pasi vra gruan e vëllanë, 80-vjeçari mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes në banesë. Më pas, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.

Krimin e dyfishtë, 80-vjeçari e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Më pas u arratis për t’u kapur pak orë më pas nga policia.

Mësohet se autori ka probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ngelen të paqarta motivet e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...