6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Skandali i ish-agjentit të FBI dhe lidhjet e tij me shqipërinë, del foto me kryebashkiakun socialist

Prej ditësh në media zien lajmi i skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Por duket se ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së nuk ka pasur miqësi vetëm me kreun e qeverisë, por edhe me eksponentë tjerë të PS-së.

Së fundmi, në media ka qarkulluar një foto e Charles McGonigal me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit.

Ata shfaqen duke darkuar në një restorant e duke pirë verë, ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.

Ndërkohë, kujtojmë se Charles McGonigal akuzohet se ka ndihmuar oligarkët rusë, si dhe ka marrë 225 mijë euro ryshfet nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017, para se të dilte në pension.

Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Në dosjen e Charles McGonigal flitet për një “person A” dhe një “person B”, që janë Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...