34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Opozita propozon ndryshme në ligjin e nëpunësve publik, nuk duhet të shpërndajnë materiale politike

Pak ditë para zgjedhjeve vendore, opozita ka propozuar ndryshme në ligjin e nëpunësve publik, sa i përket angazhimit në jetën politike.

Në parlament është publikuar tashmë nisma që u kufizon të drejtën e shprehjes në rrjetet sociale

“Nëpunësit civil ose punonjësit që kryejnë një funksion jopolitik në administratën publike, ndalohet të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale” – thuhet në draft.

Madje më tej shtohet se i ndalohet edhe të detyrojë punonjësit e tjerë apo vartësit të publikojnë, shpërndajnë apo komentojnë në postimet me përmbajtje politike.

Më tej duke marrë parasysh edhe zhvillimet teknologjike kërkohet dhe ndalimi I krijimit të grupeve telefonike për qëllime partiake.

“Nëpunësit civil ose punonjësi që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale”, thuhet në nismë.

Por pavarësisht se është dorëzuar në kuvend, propozimi i demokratëve do të duhet të kalojë më parë në konferencën e kryetarëve ku socialistët kanë shumicën ashtu si edhe në parlament.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...

RENEA bastis pallatin në Korçë për kapjen e të dënuarit për vrasje, por Përgjika...

0
Mihallaq Përgjika, 45 vjeç, ishte objektivi i një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në Korçë gjatë fundjavës, por kontrollet nuk sollën kapjen e...

“SHBA do të kontrollojë naftën e Venezuelës”, marrëveshja Trump-Rodriguez hap një kapitull të ri...

0
Marrëveshja e njoftuar më 28 gusht nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, mund të shndërrohet në...