34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Transfertat drejt Shqipërisë nga emigrantët , për një vit arrijnë 1.14 miliardë Euro

Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit. Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020.

Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021, vlera e këtyre dërgesave arriti në 206.5 milionë euro ose 18.1% e flukseve të transfertave personale hyrëse. Rritja e dërgesave nga Britania e Madhe ishte më e ngadaltë, me 1%, krahasuar me vitin 2020.

Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania. Në vitin 2021, vlera e transfertave nga Gjermania arriti në 172.8 milionë eurove ose sa 15.2% e totalit. Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ato janë rritur me 71%, teksa ky vend vitet e fundit është bërë një nga destinacionet më të preferuara të emigrantëve.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021. Megjithëse pesha e Greqisë në strukturën e emigracionit të ri shqiptar vlerësohet të jetë më e ulët, sidomos në periudhën e postkrizës ekonomike greke, edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Një peshë të rëndësishme në totalin e transfertave drejt Shqipërisë ka edhe Amerika e Veriut, kryesisht SHBA (Eurostat i paraqit shifrat në nivel të kontinentit, pa ndarje midis SHBA dhe Kanadasë). Dërgesat nga Amerika e Veriut në vitin 2021 arritën vlerën e 128.1 milionë eurove ose sa 11.2% e totalit. Transfertat nga Amerika janë rritur me 27% krahasuar me vitin 2020, duke shfaqur shkallën më të lartë të rritjes mes pesë vendeve kryesore partnere.

Vendet prej nga vijnë dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë reflektojnë tendencat e emigracionit dhe sidomos të valës së re të dekadës së fundit. Rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë ka sjellë rritje të dukshme edhe të dërgesave të parave nga këto vende. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke e renditur atë tashmë në vendin e katërt.

Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Shifrat e raportuara nga Eurostat, në fakt, japin vlera ndejshëm më të larta se ato që publikon Banka e Shqipërisë.

Për krahasim, sipas Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga emigrantët brenda zërit të të ardhurave dytësore në llogarinë korrente kishin vlerën e 761 milionë eurove, shumë kjo rreth 33% më e ulët se ajo që raporton Eurostat

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...