21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë zyrtare në Japoni: “E rëndësishme që Kievi të marrë mbështetjen e duhur”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni. Ai është shprehur se Aleanca do të vazhdojë të forcojë partneritetin e saj me Japoninë.

I ndalur tek lufta ruse në Ukrainë, Stoltenberg theksoi se është e rëndësishme që Kievi të marrë mbështetjen e duhur, ndërsa falënderoi Japoninë për kontributin e dhënë.

Në këtë vizitë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me kryeministrin japonez, Fumio Kishida.

Nga ana tjetër presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi i tij nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë.

Franca i ka dërguar Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi raketahedhëse, topa dhe pajisje të tjera ushtarake dhe është zotuar të dërgojë mjete të blinduara të vëzhgimit dhe luftarake, por nuk ka dërguar tanke luftarake ose armatime më të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...