Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1020 hektarë, ku një mijë është vetëm në njësinë Ana e Malit.
Niveli i lumit Drin shënon kuotën 5.60 e pandryshuar me ditën e djeshme, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m
Niveli i Liqenit shënon 8.10 m e pandryshuar me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.
Në rrugën e Obotit ka prezencë uji 15 cm dhe kalohet me vështirësi me mjete të ulta.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit prej javësh tashmë. Nuk ka prezencë uji në oborre.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore . Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji.