16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Dështimi i interpelancës me Ramën për çështjen “McGonigal, Alibeaj: “Sot ky vend nuk ka kryeministër”

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj nuk arriti dot që të zhvillonte interpelancën me kryeministrin Rama lidhur me skandalin e McGonigal. Pas përfundimit të seancës së sotme kaotike, Alibeaj në një deklaratë për gazetarët tha se Rama zgjedh të heshtë dhe sipas tij heshtja tregon inkriminim. Sot ky vend tha Alibeaj është pa kryeministër.

Alibeaj: Është e turpshme që për një skandal të madh të bërë publik bazuar në dokumente të drejtësisë amerikane ka një pretendim që kryeministri të jetë përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë.

Kryeministri ka detyrim politik, institucional dhe gjyqësor ti përgjigjet kërkesës për interpelance personalisht dhe jo ta delegojë.

Takimet e personave të marrë si të pandehur janë takuar me të dhe jo me dike tjetër. Në këto kushte kur është në lojë imazhi i shtetit, më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në parlament dhe për të dhënë sqarim, a ka gisht në dhënien e 225 mijë dollarëve?

A është ai që ka dhënë informacione për të stisur një luftë kundër opozitës?

Ai do heshtë, heshtja e tij tregon inkriminim e tij. Ajo çka do të jetë sjellja e opozitës është të ushtrojmë detyrat tona në bazë të institucioneve politike.Të kurojmë që ai të dalë dhe të flasë. Nëse ai nuk vjen ai faktikisht ka ndodhur diçka. Sot ky vend nuk ka kryeministër. Ka dy seanca që nuk vjen dhe që nuk përgjigjet për një çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...