16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Edi Rama një kalbësirë”, Berisha: Duhet “ti japim duart”, PD nuk e lëshon parlamentin

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha ka komentuar tensionet në seancën e Kuvendit.

Berisha tha se janë të vendosur për të mos e lëshuar Kuvendin, ndërsa e cilësoi si të përgjegjshëm qëndimin e deputetëve të PD në seancën e Kuvendit.

Berisha:  Ju përshëndes për qendrimin e përgjegjshëm e të rëndësishëm në Parlament, por dhe të zotohem para qytetarëve shqiptarë, zgjedhësve se PD nuk e lëshon atë Parlament, do ta mbajë atë si tempull të zërit dhe interesave tuaja.

Ajo çka ndodh dy ditë me radhë, dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo kupola e krimit dhe drogës, grusht kriminelësh, të tipit Balla, Rama, Gjinuri etj. Kur nuk ngrihen dhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë përvecse doli për aktin mafioz e kriminal të Portit të Durrësit, janë dëshmi se Parlamenti e Shqipëria kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës.

Rama sot politikisht është thjesht një kalbësirë, që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO si përfaqësues i popullit shqiptar.

Akti i tij i korruptimit të një prej zyrtarëve më të fuqishëm përbën akt armiqësor, akt turpërimi për cdo shqiptar.

Do ishte në nderin e dinjitetin e mbarë shqitparëve që t’i japin duart një minutë e më parë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh se një kryeministër demon i pushtetit, ti themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër.

Rama nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Më 4 janar 2018 e 16 janar 2018 Neza ia ka dorëzuar tëngarkuarit të FBI nga Mc Gonigal, kurse Ducka ka cuar me fluturime të paguara dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nick Muzin e këtë aferë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...