9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Akuzat për McGonigal/ Berisha implikon Ramën: “Ka lidhje, i lakohet emri 14 herë në aktakuzë, prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha pohoi se prokurori që ka nisur hetimet për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal ka dosje me gjera përvëluese, që implikojnë Ramën.

Ai tha se Rama në këtë rast duhet të bëhet i penduar.

“Në atë kohë New York Times shkruajti një artikull banal për djalin tim, dhe të pavërtetë. Është faktuar nga gjykata amerikane tërësisht e pavërtetë. Mora në telefon një mikun tim dhe i them se kujt t’i drejtohem. Më tha numrin e zv.kryeredaktores. I çova përgënjeshtrimin. Ajo nuk e botoi përgënjeshtrimin dhe ndaj e kam thënë këtë fjalë se shkeli përgënjeshtrimin. Në këtë rast kur shpifet, meriton epitet. Kjo ka qenë. Kurse New York Times është në sintoni me mediat e mëdha të botës. Nuk është se bën një zbulim New York Times. personi që shoqëroi McGonigal me Ramën në takim është i njëjti që pagoi dollarët për shërbimin që iu kërkua ish-zyrtarit të FBI. Rama ka lidhje. I lakohet emri 14 herë në aktakuzë. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese. Rama kujton se mund të mashtrojë dhe të bëhet i penduar. Duhet të bëhet i penduar. Mediat kur shkelin çdo standard, shkelmojnë veten. Komisionin hetimor do e ngrenë. Nuk e pengon kush. Ka një privatizim të parlamentit nga Rama dhe Linda. Parlamenti është i qytetarëve. Ata kanë dërguar aty përfaqësuesit e tyre.”, pohoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim” – Ali Khamenei reagon pas vrasjes...

0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reaguar ashpër pas vrasjes së zyrtarit të lartë Ali Larijani, duke e cilësuar ngjarjen si një akt...

Influencuesja Stefanie Pieper gjendet e pajetë në valixhe – ish-partneri pranon krimin

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi influencuesja e njohur Stefanie Pieper u gjet e pajetë në rrethana makabre pranë kufirit mes...

“E terrorizonin për muaj me radhë” – 21-vjeçari shqiptar dënohet në Itali për grabitje...

0
Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg nga drejtësia italiane, pasi u shpall fajtor për grabitje dhe ushtrim dhune...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...