27.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

Aspirinë apo ibuprofen, rastet kur duhet t’i pini dhe kur duhet t’i shmangni

Aspirina dhe ibuprofeni janë dy ilaçe që përdoren rëndom kundër dhimbjeve të ndryshme.

Në pamje të parë, të dyja barnat duken sikur kryejnë të njëjtin funksion. E vërteta është se ilaçet kanë specifika të ngjashme por janë ndryshe nga njëra tjetra.

Të përbashkëtat e të dy barnave është që luftojnë dhimbjet dhe inflamacionin.

Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë, por edhe fruta e perime të tjera.

Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë.

Të dyja së bashku largojnë dhimbjet duke bllokuar hormone të caktuara në trup.

Përdorimet e të dyjave variojnë nga lloji i dhimbjes, por edhe inflamacionit.

Kur duhet përdorur aspirina

Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës.

Megjithatë, përpara nisjes së një terapie të tillë, këshillohet që të konsultoheni me mjekun.

Kur duhet përdorur ibuprofeni

Të miturit nën moshën 12 vjeç mund të përdorin ibuprofenin vetëm kundër gripit apo lisë.

Ata duhet të qëndrojnë larg aspirinës sepse mund të jetë vdekjeprurëse, duke qenë se ajo mund të rrisë rrezikun e disa sëmundjeve fatale.

Shumë ekspertë rekomandojnë që të përdoret ibuprofeni në rastet e dhimbjeve të kokës apo dhimbjeve të tjera të ndryshme. Ndikimi i këtij bari në qelizat e gjakut është më i ulët se në rastin e aspirinës.

Kur duhen shmangur të dyja barnat

Gratë shtatzëna duhet të shmangin si aspirinën ashtu edhe ibuprofenin.

Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet duhet të shmangin tërësisht aspirinën, sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut.

Nëse merrni ibuprofenin, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mbani shëndetin nën vëzhgim.

Të dyja ilaçet nuk duhen marrë në të njëjtën kohë, sepse do të rrezikoheni më shumë nga gjakderdhja në stomak.

Përdorimi i tepërt i aspirinës mund të nxisë dhimbjet e kokës. Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të tregojnë kujdes.

Përdorimi i tepërt i ibuprofenit rrit rrezikun e atakut në zemër me të paktën 31%, thonë ekspertët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...