2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Protesta para Kryeministrisë, nga Kukësi në Gjirokastër, dhjetëra mijëra protestues nisen nga rrethet drejt Tiranës

Mbi 2000 qytetarë, mbështetës e simpatizantë të opozitës jan nisur sot nga Kukësi në drejtim të Tiranës.

Grupet e protestuesve janë organizuar nga dega e PD-Kukës duke vënë në dispozicion autobuz e furgona për transportin e tyre drejt kryeqytetit në protestën kombëtare të opozitës që mbahet në orën 12:00.

Qindra qytetarë të tjerë nga Kukësi, të revoltuar e të braktisur nga qeveria Rama, janë organizuar edhe me nisma private duke marë automjetet e tyre në udhëtim për Tiranë.

Në dy qytetet e tjera të qarkut Kukës, në Has e Tropojë nisja e protestuesve është bërë më herët për shkak të largësisë dhe janë afro 1700 protestues nga këto qytete, të cilët po udhotojnë për t’iu bashkangjitur protestës.

Edhe nga Shkodra janë nisur me mijëra protestues drejt kryeqytetit. Nënkryetari i PD në Shkodër Qashif Hoxha ka thënë se nisja ka filluar që në orën 8 në mënyrë të organizuar dhe me makina private

Qashif Hoxha: Të largojmë një ditë e më parë këtë qeveri. Arsyet për të protestuar janë të shumta. Nga Shkodra priten 2500 – 3000 protestues. Nisja ka filluar që në orën 8 në mënyrë të organizuar dhe me makina private. Skenari i protestës qëndron te lidershipi i PD në Tiranë. Protesta do jetë shumë më agresive se të tjerat. Jemi këtu për ti dalë zot vendit. Këtu vetëm do protestohet deri në dorëheqjen e Edi Ramës.

Edhe demokratët e Lezhes i janë bashkuar thirrjes së opozitës për proteste, kunder qeverise. Me mjete personale si dhe furgone e autobus të vendosur ne dispozicion nga dega e PD nisja u be ne mënyrë të organizuar nga disa pika te qytetit dhe njësive administrative. Deputetja e PD Lindita Metaliaj dhe kandidati për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni thonë se do jenë qytatarët ata që do vendosin mbj vijueshmërinë e protestës.

Rreth 2200 protestues  nga Elbasani pritet ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita këtë të shtunë. Nga  12 njësi administrative mësohet se të paktën në 9 prej tyre janë dërguar autobuzë që do të transportojnë protestuesit drejt kryeqytetit. Sakaq në Elbasan mësohet se janë venë në dispozicion 4 autobuzë pasi pjesa dërrmuese e protestuesve mësohet se do të lëvizin me mjete private.

Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Fier do ti bashkohen protestës se sotme të organizuar nga opozita. Sipas kryetarit te Partise Demokratike dega Fier, Rrapi Gjika drejt Tiranes jane nisur me automjetet e tyre private dhjetëra demokrate duke nisur që nga mbremja e djeshme ndërsa ka theksuar se në këtë proteste te radhes ku kerkohet doreheqja e kryeministrit Rama jane bashkuar dhe shume qytetare .

Nen sloganin “dorëheqja është detyrim mijera qytetare te udhehequr nga ish – kryeministri Sali Berisha do te mbushin bulevardin para Kryeministrise.

Edhe demokratët në Berat i bashkohen protestës së madhe të opozitës së bashkuar,që do të organizohet sot në Tiranë.

Rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës.

Nisja e demokratëve të Beratit është organizuar në aksin nacional Berat-Dimal, në Moravë, ku rreth 500 demokratë beratas janë nisur drejt Tiranës me mjete private,ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme,nga frika se mos policia u ndalonte hyrjen në kryeqytet. Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se protestuesit janë nisur në mënyrë të paorganizuar,me mjetet e tyre private pasi autobuzën e linjës së Tiranës nuk kanë pranuar të nisen me protestues sepse janë njoftuar nga terminarët e linjave se nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit.

Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë,nga Dimali 80 demokratë,nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë.

Kryetari i degës së PD-së Berat, Shyqyri Dura ka deklaruar se demokaratës beratas po i drejtohen revoltës popullore për të plotësuar kërkesën dhe dëshirën e Alqi Bllakos, Sajmir Tahirit dhe Arben Ahmetajt,që kërkojnë ti bashkohet në burg bashkëpunëtori i tyre më i ngushtë,kryeministri Edi Rama.

Dura ka deklaruar se qytetarët beratas janë nisur në një mision,nga i cili nuk do të tërhiqen derisa Edi Rama të përgjegjet para ligjit.

Rreth 1000 persona janë nisur nga qarku i Gjirokastrës për në kryeqytet. Nisjet kane qene personale me mjete te vogla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT