24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Ne luftojmë për dinjitetin, për liritë dhe të drejtat tona”, aktorja Tolka nga protesta e PD

Aktorja Adriana Tolka, nga protesta e opozitës lexoi disa vargje që janë aktuale të At Gjergj Fishtës, ndërsa pohoi se cënimi i demokracisë rrezikon vendin.

“Përshëndetje! Dua t’ju përcjell disa vargje të poetit dhe atdhetarit të madh At Gjergj Fishta:
O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët na lanë pa Atdhe,
E ti rri e gjuen me rr’fe lisat n’për male kot…
Një tradhti, një namë, një dhunë për t’u qa me gjak e lot!
Çka ta baka njeriu jot, nuk ta baka vetë anmiku!
Është e rëndë, që sot, pas më shumë se 30 vite të rënies së diktaturës komuniste, cënimi i vazhdueshëm i demokracisë rrezikon rikthimin e një shteti monist pa opozitë, pa gjykata që të na mbrojnë, pa hierarki vlerash, një shtet që na vjedh. Lirinë, të drejtat, mirëqenien nuk duhet t’i presim si dhuratë, as të importuara. As nuk do të rrimë të rrahim gjoksin për bëmat e gjyshërve dhe të etërve. Ata e kryen luftën e tyre dhe u nderuan. Ne do bëjmë luftën tonë, pa u intimiduar se do të na etiketojnë si partiakë apo berishistë. Ne luftojmë për dinjitetin, për liritë dhe të drejtat tona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...