34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Parlamenti/ Noka: “Rama e ka kthyer në regjim monist”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe demokrati Belind Këlliçi, në një deklaratë para Kryesisë së Kuvendit folën për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Parlamenti dhe protestën e nesërme.

Deklarata vjen pas seancës në Komisionin e Etikës dhe Votimit, ku Noka u përjashtua nga Parlamenti për 10 ditë, ndërsa Këlliçi me 5 ditë.

“Mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak deputetë të opozitës dhe duke i bërë qejf McGonigal, po i bëjnë dëm opozitës. Të jenë të sigurt se as Nikolla, McGonigal nuk do na i mbyllë gojën. Pa fjalën e lirë një Parlament nuk mund të funksionojë. Vërtet Rama e ka kthyer në regjim monist, por ne kemi për detyrë për ta ndryshuar. Asnjë rregullore nuk është thyer nga asnjë deputet. Vinin me bubuzhela dhe bilbila, protestonin, sërish respektoheshin pasi opozita është pasuri kombëtare. Kur ishin në opozitë vetë, vinin me mikrofona dhe nuk është marrë asnjë masë, përkundrazi kanë  folur. Këtu po shihni vetëm monizmin”, tha Noka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...