9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Ina Zhupa paralajmëron protesta të vazhdueshme

Ina Zhupa, deputetja e PD-së në fjalët e saj ditën e protestës së sotme, u shpreh për qëllimin e kësaj proteste dhe të tjerave që priten të vijnë. Sipas deputetes protestat do të jenë të vazhdueshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë në një demokraci normale dhe respektimin e ligjeve.

Ajo do të qëndrojë me protestuesit për të folur me ta, pa ndërmarrë iniciativa për t’u futur në Parlament.

“Sot jemi me protestuesit, si ditën e hënë sepse këtu ndihesh më e lirë, këtu mund të flasësh me qytetarët.

Salla e parlamentit është një sallë që duhet të kesh leje për tu futur sipas Partisë Socialiste.

Unë nuk kam tentuar të futem në seancën e kaluar, kam qenë gjithë kohën me protestuesit.

Kërkesat e socialistëve ndaj nesh janë të qarta, janë kerkesa që tregojnë frikë nga ne deputetët që kanë qëllime në mbrojte të interesit publik.

Frika më e madhe është e Edi Ramës që perjashtoi 12 deputet, jo vetëm deputetët por edhe votuesit që i kanë zgjedhur ata. Do ketë protesta të tjera në vazhdimësi. te pandalura, me mision qytetar dhe revolucionar.

Nuk mund të arrijmë qëllimin vetëm me një protestë.

Protestat nuk do të ndalen derisa të arrijnë motivin e vetë, deri sa të arrijmë një demokraci normale.” u shpreh para gazetares së Fax News deputetja Ina Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...