33.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Në 3 dekada nuk ka ndodhur kurrë që një deputeti t’i hiqet e drejta për të folur, Topalli i bashkohet protestës

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i është bashluar sot protestës së  opozitës para Kuvendit. Ajo tha se është e paprecedent që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar vetëm që Edi Rama të ndihet i sigurt kur të shkoj në parlament.

“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndjehet i sigurt kur të shkojë në parlament.

Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që një deputeti t’i hiqet e drejta për të folur për procedurë.

Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë.

Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita kërkon komision hetimor, ata të mos e japin.

Por gjëja më e pabesueshme është që zonja thotë se Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor.

Nuk e di, jam pa fjalë!” tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...