Deputeti i PD Edmon Spaho është përjashtuar nga seanca e sotme plenare. Përjashtimi erdhi pasi ai prej disa minutash po i bie bilbilt pa pushim. Mësohet se deputetit demokrat do t’i hiqet dita e punës.
“Do merren masa. Edmond Spaho nëse vazhdon kështu do përjashtohesh nga seanca. Nëse vazhdohet kështu, ndalohet paga e deputetit. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë”, tha Felaj.
Sakaq opozita ka bllokuar prej orësh Foltoren e Kuvendit.
Njëkohësisht me seancën, u mbajt edhe protesta e opzoitës që zgjati rreth 2 orë. Debatet dhe tensionet kanë vijuar për shkak se Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Sali Berishën dhe Flamur Nokën ndërsa me 5 ditë, Belind Këlliçin dhe Edi Palokën.