34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Arrita të gjej gjuhën e përbashkët me atë person”/ A kishte një pëlqim për Luizin? Tea Trifoni jep një përgjigje ndryshe

‘Shikimi i Teas për Luizin’, ishte një nga pjesët më të komentuara, dhe përdorej si ‘një argument’ në lidhje me pëlqimin e Teas për Luizin.

Brenda shtëpisë së BBV ajo e mohoi në çdo moment, por së fundmi ajo ka dhënë një pëgjigje disi më pozitive ndaj tij.

Teksa ishte e ftuar një ditë më parë në ‘Big Brother Radio’, Tea bëri të ditur se edhe kur ishte brenda shtëpisë e kishte krijuar idenë se kush kishte më shumë popullaritet.

‘Ne na u tha që kishte shumë popullaritet, edhe për njerëzit që preferoheshin. E prisja, nuk është ndryshe nga ç’e mendoja unë. Reagimi nuk është ndryshe nga sa e mendoja.’

E pyetur për marrëdhënien me Luizin brenda shtëpisë, ajo tha se kanë mundur që të gjejnë gjuhën e përbashkët mirëpo përjashtoi mundësinë e krijimit të një lidhje romantike.

Unë me Luizin kuptohesha shumë mirë, arrita të gjej gjuhën e përbashkët me atë person. Unë atë e kuptoja dhe arrija që t’i shprehesha arij në atë mënyrë që ai e kuptone. Bënim shaka, është shumë tip humoristik dhe është shumë kollaj që të kalosh kohë me të ama po të ishte pëlqim nuk do të ishim aq rehat me njëri tjetrin sa kemi qenë ato ditët e para.’- tha Tea.

Marrëdhënia Tea-Luiz brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ nisi mirëpo por përfundoi me debate. Ata u shkëputën pak nga pak, pas debatit të fortë ku Luizi i përmendi përmasat trupore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...