24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Jorida Tabaku zbardh diskutimet me ambasadoren Kim dhe zyrtarin e DASH/ “Sfida kryesore mbetet emigrimi dhe meritokracia”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur temat e diskutimit që janë zhvilluar me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe zyrtarin e lartë të DASH, në tre komisionet parlamentare.

Me anë të një postimi në twitter, Tabaku thekson se është diskutuar mbi klimën e biznesit, korrupsionin, problemet me kontratat selektivë, që siç thotë deputetja e PD cënojnë biznesin.

Amnistia Fiskale shkruan Tabaku, “është e keqja e madhe dhe për sa kohë do mbajë një votë në kuvend”.

“Kënaqësi diskutimi me @BizAtState mbi klimën e biznesit, korrupsionin endemik që pengon shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të vendit. Problemet si kontratat selektive, ligjet speciale & mungesa garës cënojnë biznesin.

Amnistia Fiskale është e keqja e madhe dhe për sa kohë do mbajë një votë në kuvend. Ajo do jetë kundër saj, pasi cënon barazinë para ligjit dhe bizneseve të ndershëm taksapagues!

Shqipëria ka potencialin për të zgjeruar më tej partneritetin strategjik me SHBA në fushën e energjisë, teknologjisë, konkurencën në porte dhe energjinë e gjelbër! Sfida kryesore mbetet emigrimi dhe meritokracia! Duhet të bëjmë gjithçka të mbajmë të rinjtë këtu”, shkruan Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...