13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Rama povjedh nga mëngjesi në darkë”/ Berisha: “PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se revolucionin e nisur nga opozita sot, do e fitojnë vetëm ata që besojnë tek revolucioni i vitit 1990. Ndërkohë që për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës tha Berisha, duhet vendosmëri dhe besim, pasi nuk realizohet me një ditë.

Teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit shqiptar që po bën korrupsion.

“Edi Rama po blen 4 milionë euro instalacionin për të blerë korrupsion, për të blerë influenca, deklarata, mbështetje me paratë e atyre që ikin me gomone.
Edi Rama 22 milionë euro udhëtime me avion, sikur është i biri i Sulltanit apo Mbretit të Arabisë Saudite.

Edi Rama që vjedh nga mëngjesi në darkë e në cdo akt mbron vjedhjet e tij.

A munet ne e shqiptarët të pajtohen me këtë situatë? Mos filozofojnë, revolucion e vetëm revolucion”.

Sali Berisha: Sot është një situatë kritike. Sot jemi në kushte, një narkoshtet, diktaturë krimi, nga më të fuqishmet e të rrezikshmet në Evropë ndonjëherë

Sot kemi një faktor tjetër. Për fatin tonë, në 9 vite PD u denervua, e humbi nervin. Mos mendoni se e kemi fituar plotësisht akoma.

PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës.

Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata të cilët i besojnë revolucionit të 90-ës.
Ku ishim ne në 90? Në grevë urie, në marshime, të ngrënë e të pangrënë në qytete e fshatra për të cuar dritën e të vërtetës e asgjë tjetër. Na gjuanin me gurë e dru, ne vijuam. Qendruam 9 vite.

Një regjim që kalonte nga skandali në skandal. Këtu një qeveri që ka vjedh votën, cfarë po ndodh para svye tanë? Shqipëria po tretet, po shuhet, po vdes.

Sirena alarmi që duhet të ushtojnë në shpirtin e cdo shqiptari. Edi Rama po blen 4 milionë euro instalacionin për të blerë korrupsion, për të blerë influenca, deklarata, mbështetje me paratë e atyre që ikin me gomone.
Edi Rama 22 milionë euro udhëtime me avion, sikur është i biri i Sulltanit apo Mbretit të Arabisë Saudite.

Edi Rama që vjedh nga mëngjesi në darkë e në cdo akt mbron vjedhjet e tij.

A munet ne e shqiptarët të pajtohen me këtë situatë? Mos filozofojnë, revolucion e vetëm revolucion.

Nuk bëhet me një ditë, partia humbi nervin, që do të thotë të humbasësh idealet e tua.
Cfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë, pasi shpallëm masakrën zgjedhore, që ishin zgjedhjet më të këqija në histori shkuam si delet në shtrungë e votonim borxhin e Ramës në Parlament.

Ku ishim ne opozitarët? Ia votuam borxhin atij që vjedh cdo qindarkë.
Kërkohet një rimendim i thellë i situatës. Kërkohet një vendosmëri dhe besim për ta larguar këtë regjim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...