13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Lame propozon uljen e taksës së banesës me 7% që qytetarët ta paguajnë

Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri të ditur sot se, operacioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ishte një masë efikase që tregoi se, edhe oligarkët ndëshkohen nëse e thyejnë ligjin. Gjatë një konference për mediat lidhur me analizën e punës për vititn 2022, Lame tha se, ky operacion ka ulur shkeljet në ndërtime në nivelin afër zeros.

“Sa kohë çdo leje ka një listë gjërash që lejohen dhe nuk lejohen është e drejta e shtetit të ta kujtojë. Ka pasur efekt në uljen në nivelit afër zero të shkeljes në ndërtime. E morën vesh që qenka dhe serioze kjo punë. Jam pro si masë”, tha Lame.

Lame po ashtu propozoi për uljen e taksës së banesës, e cila aktualisht është 15%. Lame tha se, nëse kjo taksë do të ulej në 6 ose 8% do bëntë që qytetarët të ishin më të prirur që ta paguanin dhe kështu do të shmangej evazioni fiskal që bëjnë me apartamentet përmes noterëve, duke ulur vlerën e tyre apo duke u përpjekur të fshehin pasuritë.
“Ligjërohet shumë më tepër pronësi sesa sot që mundohen të gjejnë lloj-lloj shtigjesh nëpërmjet noterëve. Kërkon një analizë të thelluar dhe bisedime me qeverinë nëse do e pranonte”, tha Lame.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...