9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë pas vizitës në Turqi

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke dhe kjo vizitë vjen pas vizitës që Blinken zhvilloi në Turqi, ku pas tërmetit të ndodhur atje, marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të mirë.

Kreu i diplomacisë amerikane zbarkoi në bazën e Incirlik në Turqi, ku u takua me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ndërsa të dy burrat fluturuan me një helikopter mbi zonat e prekura dhe Blinken njoftoi një ndihmë shtesë prej 100 milion dollarësh.

Blinken sot do të ketë një takim zyrtar me Cavusoglu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të takohet edhe nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoganin.

Mbetet për t’u parë se sa e gjerë do të jetë axhenda e bisedimeve me zyrtarët turq dhe Blinken dëshiron që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO sa më shpejt, një vendim për të cilin Turqia ende ka rezerva të forta.

Gjithashtu Turqia është në pritje të furnizimit me F-16 amerikanë, ku z. Blinken është mbështetës i një skenari të tillë, projekt i cili ka ngecur në Senatin Amerikan.

Natyrisht, SHBA-të nuk kërkojnë tension në marrëdhëniet greko-turke, ku Athina thotë se ka qenë Turqia ajo që i hidhte benzinë zjarrit.

Megjithatë, tërmetet ndryshuan klimën, ku Mevlut Çavusoglu, me deklaratat e tij, hapi një dritare për bisedime, dhe Ministria e Jashtme greke e cilësoi si “të mirëpritur” çdo lëvizje për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Çështjet greko-turke, NATO, energjia

Anthony Blinken do të mbërrijë në Athinë në orët e vona të pasdites dhe do të niset menjëherë për në Megaros Maximos. Sipas informacioneve do të zbatohen masa të rrepta sigurie, por qarkullimi nuk do të mbyllet tërësisht, por vetëm korsitë në vendet ku do të kalojë eskorta e zyrtarit amerikan. Takimi i tij me zotin Mitsotakis është caktuar për në orën 19:30, ku të dy do të zhvillojnë një bisedë të shkurtër në “divanin” e Maximos para kamerave. Nga pala greke, ndër të tjera, do të marrin pjesë ministri i Jashtëm Nikos Dendias, ai i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos dhe ambasadorja jonë në SHBA, Alexandra Papadopoulou, ndërsa nga ana amerikane, ambasadori i SHBA-së në Greqi, George Tsounis.

Marrëdhëniet greko-amerikane janë përfshirë në axhendën më të gjerë të diskutimit, ndërsa mëngjesin e së martës nis raundi i katërt i dialogut strategjik mes dy vendeve në nivel të ministrave të jashtëm.

Do të diskutohet për Ukrainën dhe ecurinë e luftës, megjithëse Greqia e ka bërë të qartë përmes Kyriakos Mitsotakis se nuk do të sigurojë Leopard 2 në Ukrainë, pasi një veprim i tillë sipas tyre do të dobësonte mbrojtjen kombëtare të vendit. Është e qartë se do të flitet për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe në atë greko-turk.

Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se nga pala greke kanë pritshmëri të tepruara për heqjen e narrativës revizioniste të Ankarasë. Më tej, do të bisedohet edhe për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO, për të cilën qëndrimi i Greqisë është që në fillim pozitiv.

Një kapitull më vete janë zhvillimet në energji. SHBA-të e trajtojnë Greqinë si një qendër në rajon, ndërsa pala greke synon të funksionojë si një qendër e sigurisë energjetike në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT