27.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

32 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha: “Rama pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë,ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në njoftimin e tij për shtyp thekson se pa 20 shkurtin nuk do të kishte patur triumf të revolucionit demokratik që rrëzoi Enver Hoxhën.

Ai përmend studentët e universiteteve të Tiranës, në një vendim epik, të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre, që nisën më 17 shkurt të vitit 1991, grevën e urisë, më masivja që ka njohur ndonjëherë Shqipëria dhe ndër më masivet në historinë e grevave të vetëflijimit në Evropë dhe botë.

Sipas kryedemokratit kjo datë është aktuale me Edi Ramën një qeveritar i korruptuar i cili ka rrezikuar jetesën e shqiptarëve me politikat që ka ndjekur.

NJOFTIM PËR SHTYP

• Berisha: Pa 20 shkurt, nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik, nuk do të kishte përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist

Diktatorin Enver Hoxha, në konventën e Partive të Qendrës së Djathtë në Europë, në deklaratën e tyre në Paris në prill të vitit 1991, do ta quanin Hitleri shqiptar i pasluftës.

Europa kishte njohur shumë diktatorë komunistë dhe jokomunistë, por ai që ngjiste si vëlla siamez me Adolf Hitlerin, ishte Enver Hoxha.

Me qëndrimin e tij ndaj opozitës, mendimit ndryshe, lirisë dhe të drejtave njerëzore, pronës, besimit fetar, interesit kombëtar, ai paraqitet si figura më e zezë, më negative, më e urryer e kombit shqiptar në tërë historinë e tij.

32 vite më parë, kulti i Enver Hoxhës ishte omnipotent dhe omniprezent në këtë vend.

Studentët e universiteteve të Tiranës, në një vendim epik, të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre, nisën më 17 shkurt të vitit 1991, grevën e urisë, më masivja që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, ndër më masivet në historinë e grevave të vetëflijimit në Europë dhe botë.

Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, të thirrur nga PD dhe sindikatat, vërshuan nga të katër anët dhe mbushën si kurrë ndonjëherë, Qytetin Studenti në çdo rrugë e shesh të tij. Nga ky qytet, të ftuar nga artistja e mirënjohur Rajmonda Bulku, nën thirrjet: Te sheshi, te sheshi, masa qindmijëshe, më shumë, u derdh drejt qytetit të Tiranës dhe sheshit Skënderbej.

Përmbysi në orën 2 e 24 minuta, shtatoren e njeriut që kishte zhytur vendin në shtypjen, izolimin, varfërinë më të thellë.

Kjo datë ishte data në të cilën, PD-ja u shndërrua në parti të vërtetë opozitare. Kjo datë, ishte data në të cilën, guximi masiv dominoi mbi frikën dhe terrorin masiv. Kjo datë, ngjarje kulmore e revolucionit të vitit 1991, bëri të mundur triumfin e këtij revolucioni.

Pa 20 shkurt, nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik, nuk do të kishte përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist, nuk do kishte votë të lirë.

• Berisha: Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë

Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë.
Pas 32 vitesh, Edi Ramam, nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanket te studentët, i Spiro Kolekës pra, i biri i një xhelati tjetër që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela, në një akt hakmarrje tipike të etërve, kërkon të asgjësojë opozitën shqiptare.
Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre.
Me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar platformën e Çubrilloviçit për shuarjen e kombit shqiptar.
Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar.
Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, por edhe ndërkombëtare, me aktet që ka kryer, me korruptimin e shefit të kundërinteligjencës së partnerit tonë kryesore, SHBA, me qëllim rrënimin e opozitës shqiptare.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...