23.6 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Keni mungesë vitamine? Bëjini vetes këto 4 pyetje për ta zbuluar

Vitamina B12 është shumë e rëndësishme për trupin e njeriut, pasi shërben për ndërtimin e ADN-së dhe ARN-së, kujdeset për humorin tonë dhe për sistemin e tretjes. Edhe pse mungesa e vitaminës B12 shkakton simptoma si këputje trupi, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësim të muskujve, ajo mund të kalojë shumë kohë pa u diagnostikuar.

Është e thjeshtë t’i anashkalosh shenjat lajmëruese që trupi jep për të treguar se kemi mungesë të vitaminës B12, por nëse një apo më shumë nga pyetjet e mëposhtme është e vërtetë për ju, bëni mirë të merrni masa.

A jeni vegjetarian?

Mënyra e vetme natyrale për të marrë vitaminën B12 është duke konsumuar mish. Nëse shmangni konsumin e tij, është pa dyshim e sigurt mungesa e B12. Kjo është arsyeja se përse vegjetarianët duken si “të zbehtë”, sepse mungesa e vitaminës shkakton zbehje të lëkurës dhe dobësi.

A jeni mbi 50 vjeç?

Moshimi sjell më shumë njohuri dhe liri, por për fat të keq ul aftësinë e trupit për të përthithur vitaminën B12. Për fat të keq, shenjat e mungesës së vitaminës B12 në këtë moshë ngatërrohen shpesh pasi faji i vihet moshës. Këshillohet që në këtë moshë të rritet sasia e marrjes së B12, qoftë edhe me anë të pilulave.

A konsumoni alkool rregullisht?

Nëse jeni ndër personat që konsumojnë rregullisht një gotë verë apo diçka tjetër çdo mbrëmje, me shumë shanse sasia e B12 që keni në trup është e ulët. Kjo sepse mëlçia luan një rol kryesor në ruajtjen e vitaminës B12.

A jeni diagnostikuar me diabet?

Problemet e sheqerit në gjak bëjnë që trupi të mos jetë shumë i aftë në përthithjen e vitaminës B12. Edhe nëse jeni konsumues i rregullt i mishit, është e nevojshme që të merrni më shumë vitaminë B12, kjo bëhet e mundur me anë të pilulave, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm.

Pra, nëse njërës nga pyetjeve të mësipërme ju i përgjigjeni pozitivisht, bëni mirë të keni kujdes me sasinë e vitaminës B12 që merrni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...