10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vasili: Mc Gonigalët rilindas nuk fshihen dot askund dhe gjykimi mbarëpopullor do ti ndëshkojë ata shumë rreptë”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me Ligjin e Dosjeve se “përpëlitjet rilindase” me të janë thjesht një përpjekje mjerane që nxjerrë në shesh dështimin e Ramës dhe lemerinë që ka pushtuar pushtetin nga frika e humbjes.

Sipas tij Rilindja me “Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve” janë sot nën akuzë për plot gjashtë vepra penale, pasi edhe përpjekja për të mbyllur çështjen përmes Prokurorisë u rrëzua nga Gjykata e cila urdhëroi hetim të të gjitha “mashtrimeve” të Autoritetit.

Vasili shkroi më tej se tani të gjitha veprat penale që rëndojnë mbi ta do hetohen dhe se “McGonigalët” rilindas nuk fshihen dot askund pasi gjykimi mbarëpopullor do t’i ndëshkojë.

Postimi i plotë:

Përpëlitjet rilindase me Ligjin e Dosjeve jane thjesht nje perpjekje qaramane dhe mjerane, qe vetem nxjerr ne shesh deshtimin total te Rames e rilindjes dhe lemerine, qe i ka pushtuar ata nga frika e humbjes se pashmangshme, qe i pret.

Rilindja me gjithe Autoriten e Manipulimit te Dosjeve jane sot nen akuze per plot gjashte vepra penale.
Edhe perpjekja e deshtuar me turp per ta mbyllur çeshtjen permes Prokurorise se kapur, u rrezua nga Gjykata, e cila urdheroi hetim te plote te te gjitha manipulimeve e mashtrimeve te Autoritetit te Manipulimit Dosjeve, te bera me urdher te Edi Rames.

Tani te gjitha veprat penale, qe rendojne mbi ta do hetohen deri ne fund dhe asgje nuk i shpeton dot ata nga denimi sipas ligjit.
Mc Gonigalët rilindas nuk fshihen dot askund dhe gjykimi mbarepopullor do ti ndeshkoje ata shume rrepte, siç e meritojne per te gjithe te zezat, qe i kane shkaktuar popullit dhe interesave kombetare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...