13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Sherr masiv në Divjakë , arrestohen 2 persona dhe 5 persona të tjerë proçedohen në gjëndie të lirë

Një sherr masiv është regjistruar në Divjakë ndërsa janë arrestuar 2 persona. Sipas burimeve zyrtare, policia është njoftuar për një konflikt mes disa shtetasve, duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe duke parandaluar përshallëzimin e sherrit.

Në pranga ka përfunduar një 35-vjeçar, për vrasje të mbetur në tentativë dhe një 28-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas të tjerë dhe 1 shpallet në kërkim, pasi u përfshinë në konflikt.

Divjakë

U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit përdorën sende të forta dhe mjet prerës, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me pasoja për jetën.

Vihet në pranga 35-vjeçari, për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga dhe një 28-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas të tjerë dhe 1 shpallet në kërkim, pasi u përfshinë në konflikt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 35 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe shtetasin A. D., 28 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Këta shtetas, duke udhëtuar përkatësisht me automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, në fshatin Mëhallëz, Divjakë, kanë ndaluar automjetet dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës. Si pasojë e konfliktit, të dy këta shtetas janë dëmtuar dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për 5 shtetas të tjerë (pasagjerë në automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, konkretisht: T. K., 26 vjeç, banues në Babunjë, Q. H., 20 vjeç, R. Sh., 24 vjeç, të dy banues në Gungas, R. Ç., 18 vjeç dhe D. D., 18 vjeç, të dy banues në Muçias, Divjakë, pasi janë përfshirë në konflikt. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi F. C., 28 vjeç, banues në Muçias, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Audi”, automjeti tip “Benz” dhe 2 sende të forta (leva).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...