27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Fatos Lubonja merr pjesë në protestën e pedagogëve: “Nëse duhet ta rindërtojmë këtë shoqëri, ristarti më i fuqishëm duhet të fillojë nga njeriu”

Analisti Fatos Lubonja ka marrë pjesë në protestën e pedagogëve të zhvilluar ditën e sotme për plotësimin e kërkesave të tyre.

Lubonja është shprehur se lëvizja e tyre nuk ka të bëjë thjeshtë me rritje rrogash, por me një riformulim në tërësi të arsimit të lartë.

Lubonja tha se jetojmë në një vend ku kemi një kryeministër që i thotë bizneseve të zëvendësojnë punonjësit shqiptarë me bangladeshas.

“Mirëdita të gjithëve. E kam të vështirë sepse për një kohë të gjatë jemi përpjekur për të mirë të Shqipërisë, kemi arritur në fund fare. Do ta filloja me një të dhënë të para pak ditëve. Është një qendër studimesh për vlerat europiane, që ka bërë një studim mbi një temë që i është drejtuar gjithë popujve. Sa duhet të besojmë te të tjerët? Përgjigja ishte tronditëse ku Shqipëria ishte e fundit me 2.8 % që besonin te të tjerët. Është ky treguesi se ku jemi katandisur.

Edhe si mund të mos jetë kështu kur kemi një kryeministër që kur dikush i tha nuk kemi punonjës, ky i tha merr Bangladeshas dhe shtoi se atë e ke më mirë se nuk di shqip, sapo të mësojë të belbëzojë, liri demokraci, hiqe dhe merr tjetër. Nuk ka pikë se nga duhet filluar. Nëse duhet ta rindërtojmë këtë shoqëri, ristarti më i fuqishëm duhet të fillojë nga njeriu.

Të ndërtojmë një njeri që nuk mendon vetëm për vete. Mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme që jeni mbledhur ju ktu, s’ka të bëjë thjeshtë me shtim rrogash, por me riformulimin e Arsimit të Lartë. Si ka mundësi të bësh shkolla pa mësues fizike, biologjie, kimie…”, është shprehur Lubonja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...