11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Baçi në seancën plenare: “Kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor”

Deputeti i PD-së Luan Baçi, gjatë seancës së sotme plenare, diskutoi mbi vendimin e byrosë për përjashtimin e deputetëve dhe kërkesat legjitime të opozitës të cilat sipas tij janë shpërfillur. Ai përmend tre kërkesat kryesore të cilat janë arsyeja që është kërkuar dhe përjashtimi i deputetëve të opozitës, ndër to janë ngritja e Komisionit Hetimor për skandalin Rama-McGonigal, një interpelancë dhe mocioni me debat.

Gjithashtu Baçi tha:“…Absolutisht do ti përmbahem procedurës. Une sot mbarova dënimin politik dhe u ktheva në parlament, por duhet të orientoni gardën në lidhje me rregullat e përjashtimit, pasi u futa me vështirësi. Sinqerisht më vjen keq për punonjësit e gardës, që sipas tyre i kanë urdhërat me shkrim po nuk na kanë treguar gjë.

Për përjashtimin që është bërë, nuk ma keni ndërprerë fjalën, vetëm në media ka qarkulluar që unë jam ndërprerë për shkelje të etikës. Sekretariati i etikës, që s’ka etik, i kërkuam që të vijnë kolegët e përjashtuar.

Kërkojmë llogari për deputetët e përjshtuar dhe ata që kanë firmosur. Zonja kryetare, që të dal te procedura do bëj një parashtrim të gjithë cështjes që ta kuptojnë të gjithë qytetarët.

Çfarë kemi kërkuar ne?

Kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për skandalin e madh Rama-McGonigal.
Kërkesë për interpelancë.
Kërkesë për mocion me debat dhe e shtyni në afatin e fundit.
Kërkojmë të drejtat tona, çfarë duhet të bëjmë më tepër?!

Skandalin e McGonigal nuk do ta harrojmë kaq lehtë. Kërkesa e opozitës për Ngritjen e Komisionit Hetimor, është një e drejtë e mbrojtur dhe nga Gjykata Kushtetuese.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...