Qeveria kanadeze njoftoi sot se do t’i japë Ukrainës më shumë se 32 milionë dollarë ndihmë për të forcuar sigurinë dhe stabilizimin e vendit. Kjo paketë shtesë vjen në kohën kur shënohet një vit nga sulmi rus.
Ndihma përfshin, ndër të tjera, 7.5 milionë dollarë për përpjekjet e çminimit dhe më shumë se 12 milionë dollarë për të luftuar kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, bëri me dije Departamenti i Shtetit.
“Për një vit, Kanadaja dhe komuniteti ndërkombëtar janë bashkuar si kurrë më parë për të mbështetur rezistencën e Ukrainës ndaj agresionit të presidentit rus Vladimir Putin,” tha Ministrja e Jashtme Melanie Jolie.