31.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Berisha takim me strukturat në Gjirokastër: “Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren”

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal në një takim me strukturat në Gjirokastër këtë të shtunë, nga ku deklaroi se vendi ynë ndodhet në kushtet e një “monizmi të plotë njëlloj si 32 vite më parë”. Ky monizëm tha kryedemokrati, “bazohet te krimi dhe droga”.

“Por prapë sot, pas 32 vitesh, ne jemi në një monizëm të plotë njëlloj si 32 vite më parë.
Nëse monizmi i 32 viteve më parë bazohej në një doktrinë çnjerëzore të marksizëm-leninizmit, sot ky monizëm nuk është i bazuar më këtë doktrinë.

Ky monizëm është i bazuar në krimin, i cili në disa aspekte tejkalon çdo lloj standardi, është i bazuar në drogën, që në pamje të parë duket sikur sjell dobira, por paraja e drogës është toksike. Asnjë vend nuk është zhvilluar nga krimi dhe droga.

Le të marrim Tiranën sot. Tirana është vendi me treguesin më të lartë të ndërtimeve në Europë. Normalisht, sipas të gjitha ligjeve të tregut, Tirana duhet të kishte çmimet më të arsyeshme të apartamenteve, por ajo i ka të tretat më të shtrenjtat në Europë. Sepse zoti i tregut nuk është ekonomia që krijuan qytetarët, por narko-eurot.
Ky monizëm i dytë ka pasur pasoja katastrofale për vendin. 40 përqind e banorëve të Gjirokastrës janë larguar”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, ai tha se nëse nga qeveria socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, “nuk do vidheshin 122 miliardë lekë në vit, shqiptarët do të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot”.

Teksa akuzoi kryeministrin Rama se paguan darka që arrijnë cmime sa rrogat e 7-8 muajve.

“Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Europë ose në botë.

Nëse ai do pyeste për qytetarët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron qenie inferiore ata që i vjedh.

Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e duhur.

KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.

Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...