25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

BE-ja miraton sanksione të reja, premton presion shtesë ndaj Moskës

Bashkimi Evropian është zotuar se do të rrisë presionin ndaj Moskës “derisa të çlirohet Ukraina”, teksa ka miratuar pakon e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Pakoja e sanksioneve është miratuar të shtunën, një ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të luftës.

“I kemi zgjeruar sanksionet më shumë se kurrë – duke prekur arsenalin e luftës së Rusisë dhe duke rënduar në ekonominë e saj”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter, duke shtuar se blloku evropian është duke rritur presionin ndaj atyre që tentojnë të anashkalojnë sanksionet e BE-së.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka paralajmëruar se blloku evropian do të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

 

 

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë – dhe do ta bëjmë këtë për aq sa të ketë nevojë, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Borell ka thënë se sanksionet e fundit kanë goditur sektorin bankar, qasjen e Moskës në teknologji që mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake dhe në teknologjinë e avancuar.

Në paketën e re përfshihen sistemet e armatimit, përfshirë dronët, raketat, helikopterët dhe kamerat termike në listën e eksporteve të ndaluara.

Në listë janë shtuar edhe 96 subjekte që mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus, përfshirë edhe shtatë kompani iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë për Moskën.

Kufizimet tjera janë vënë në importin e produkteve që gjenerojnë të hyra për Rusinë, përfshirë asfaltin dhe gomën sintetike.

Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së do të duhet të miratojnë këto sanksione, ashtu që të zbatohen.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë të shtunën se ushtria ka zmbrapsur 70 sulme të ushtrisë ruse në drejtim të qyteteve ukrainase, Kupiansk, Liman, Bahmut dhe Avdivka në lindje.

Më 25 shkurt, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e fundit se Rusia duket se ka mbetur me sasi të vogla të dronëve iranianë dhe mëton të furnizohet me ta.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...