21.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Rusia ndalon furnizimin me naftë në Poloni

Rusia ka ndaluar furnizimin me naftë në Poloni.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave grupi polak i energjisë PKN Orlen thotë se Rusia ka ndaluar furnizimin e vendit me naftë, përmes tubacionit të saj Druzhba.

Ky grup bëri me dije gjithashtu se tubacioni në fjalë prek rreth 10% të nevojave të tij për naftë bruto, dhe sipas tyre, ajo mund të zëvendësohet nga burime të tjera.

“Ne po sigurojmë në mënyrë efektive furnizimet. Rusia ka ndërprerë furnizimet për Poloninë, për të cilën ne jemi të përgatitur”, tha shefi ekzekutiv Daniel Obajtek në Twitter.

PKN Orlen tha se ndalimi i furnizimit me naftë nga Rusia nuk do të ndikojë tek klientët e saj, pasi sipas tyre, grupi mund të mbushë rafineritë e tij përmes detit.

Kompania hyri në një kontratë me firmën ruse të naftës Tatneft në fillim të këtij muaji, pasi marrëveshja e saj me Rosneft, një kompani tjetër ruse, skadoi.

Tubacioni Druzhba, i cili gjithashtu dërgon naftë në disa vende të tjera, duke përfshirë Gjermaninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, është i përjashtuar nga sanksionet e rrepta të vendosura nga BE ndaj Rusisë.

Kjo për shkak se këto vende kanë më pak mundësi për marrjen e dërgesave të naftës nga burime të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...