8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Protestat kundër qeverisjes në muajin e pestë, vlera e valutës së Iranit bie në nivele rekord

Vlera e valutës së Iranit ka rënë në nivele rekorde kundrejt dollarit amerikan ditën e diel, derisa protestat kundër Qeverisë kanë hyrë në muajin e pestë.

Një bllokadë në ringjallje të marrëveshjes bërthamore – të cilën Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015 – e ka dëmtuar, po ashtu, valutën iraniane.

Tregtarët në Teheran i kanë këmbyer 600.000 rial për një dollar amerikan të dielën, pasi valuta është dobësuar përtej 500.000 rialëve, sa është kryer këmbimi për një dollar amerikan të mërkurën.

Në këtë periudhë të vitit 2015, 32.000 rialë janë këmbyer për një dollar amerikan, pasi Iranit iu patën hequr sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.

Qendra e Statistikave të Iranit ka thënë javën e kaluar se shkalla e inflacionit ka arritur në 53.4 për qind në muajin janar.

Në janar të vitit 2021, kjo shifër ka shkuar në 41.4 për qind.

Irani është përballur me protesta mbarëkombëtare prej muajit shtator të vitit të kaluar.

Protestat kanë shpërthyer pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, sa ka qenë në mbajtje nga policia e moralit, nën supozimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...