10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Këto monstrat…/ Ermiona merr vendimin e papritur, bën gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia e BBVip

Mbrëmjen e kaluar gjatë prime-it u diskutua situata e Luizit dhe Kiarës dhe krisja që kish ndodhur mes tyre. Pas debateve përmes një zarfi të zi Big Brother u komunikoi banorëve paralajmërimin e fundit për secilin që thyen rregullat, shan, ofendon apo kërcënon tjetrin.

Mesa duket Ermiona ishte e vetjma që doli në mbrojtje të Luizit duke u shprehur se po e bënin situatën shumë tragjike, kur nuk ishte e tillë.

Mirëpo bisedat për veprimin e Luizit ndaj Kiarës nuk ndaluan aty. Gjatë natës Kiara, Olta dhe Maestro po diskutonin sërish për këtë ngjarje, por ky veprim nuk u prit aspak mirë nga Ermiona e cila ndërhyri dhe u foli me tone të ashpra që të pushonin së shtiruri sikur u interesonte njeri tjetër vec vetes së tyre.

Por situata u agravua më tej në debate të ashpra të cilat e bën Ermionën të merrte vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.

Ajo nisi të bënte valixhet gati, mirëpo u ndalua e qetësua më pas nga Luizi, i cili e bindi që të mos merrte këtë vendim drastik.

BISEDA:

Ermiona: Ju nuk meritoni njerëz që thonë të vërtetën, ju doni ato që jeni mësuar të shikoni dhe të dëgjoni. Unë nuk kam lidhje me këto gjëra, më vjen shumë keq.

Luizi: Hajde një sekondë. Më thirre te grimi erdha, hajde tani ikim pak bashkë te grimi e pastaj ik.

Ermiona: Lui jam lodhur. Shumë shëmtuar Lui, shumë shëmtuar.

Luizi: Kjo është loja, ti mund të thuash nuk jam për këtë lojë

Ermiona: Më kanë shqetësuar, kanë që qëparë krr, krr, krr. Ja dola nga vetvetja dhe po iki.

Luizi: Pse ua jep këtë kënaqësi?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...