16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

E paskemi ditur gabim?! Patatet duhen ruajtur në frigorifer dhe ja pse

Agjencitë ushqimore dhe grupet e konsumatorëve deri më sot na kanë thënë që të mos i fusim patatet në frigorifer. Madje është thënë që jo vetëm nuk ruhen siç duhet të frigorifer, por edhe të bëjnë dëm për shëndetin.

Sqarimi ishte se ruajtja e patateve të pagatuara në temperatura të ulëta çon në formimin e sheqernave shtesë, të cilat shndërrohen në akrilamide, një kimikat që ka potencialin të shkaktojë kancer tek njerëzit kur patatet skuqen ose piqen më pas. Vetëkuptohet se kjo është diçka që ne do të donim ta shmangnim me çdo kusht.

Megjithatë, Agjencia e Standardeve të Ushqimit tani ka përditësuar këshillat e saj pasi një studim i ri zbuloi se ruajtja e patateve në frigorifer nuk është me të vërtetë më e rrezikshme sesa mbajtja e tyre në dollapin tuaj.

Përveç kësaj, mund të ndihmojë që të jetojnë më gjatë. Rreth 714,000 ton patate çdo vit hidhet.

Mbajtja e patateve në frigorifer është një ‘mënyrë e mirë për të përfituar sa më shumë prej tyre, veçanërisht nëse nuk do t’i përdorni menjëherë’.

Pavarësisht nëse vendosni t’i ruani patatet tuaja në dollap ose në frigorifer, sigurohuni që ato të mos jenë të mbyllura në qese plastike ose kontejnerë. Kjo lejon që ajri të qarkullojë dhe të parandalojë akumulimin e lagështirës që mund t`i prishë perimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...